Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shire DHIMA

Sa herë marrë furkën.

———————————

Sa herë ngjesh furkën në brez

Të mbush fijet e jetës diku dobësuar

Të tjerr bashkë me to dhe rrezet çdo mëngjes

Të mbush me çakull ndonjë rrugë të harruar .

Sa here me furkën filloj të tjerrë

Ëndërrat që diku janë harruar

Ti qëndis me ndonjë lule të vogel shqerrë

Kur pranvera me bubza të ketë filluar.

Sa herë rrok furkën të ndërroj fije

Ylberin sa kam mbledhur në prehër

Ngjyrat që kanë sy shkëndije

Mbi fijet do filloj ti tjerrë .

Sa herë furkën e lidh në bel

Si kitarë me duken fijet që dridhen

Nga shpirti një zë I ëmbël më del

Muzikat e jetës mbi fije shtëllizen.

Sa herë me furkën tjerr fijet gjithë melodi

Këngët e shpirtit rezonojnë mbi fije

Jeta qënka e pazbuluar,mister dhe magji

Nuanca melodije,të mbështjell me drit dhe hije.

Sa herë marrë furkën të tjerrë ndonjë dritë

Për fijet e botës ngatërruar me nyje

Dikujt janë mbytur thellë gjemit

Të zhukë njerëzimin pa kurrfarë arsye.

Sa herë marrë furkën të tjerrë ndonjë shpresë

Për njerëzit e mbytur me pika agonie

Do ti lutem diellit,të dalin prej resë

Mbi njerëzit drita fikur,t’u zbres dritë perëndie

/www.qendrapress.com/