Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shqipe BYTYÇI

UDHËKRYQEVE
——————————–
(n‘kujtim të Pranverës Shqiptare 1981)
Pa, si dritën përpiu terri
si kaosi tentakulat lëshoj
kur befas u përshfaqën Orët
e shikuan, mirë e mirë
veç sa nuk e shituan me sy
Nuk ishin t’një mendje të Mirat
kokē m‘kokë kuvenduan
më pas, me rend i dhanë gji
Grykës, ende ndien flakēn
njeriu i kësaj toke
t’fillimin e t’bardhës dhe t’zezës
fuqinë e pashterrshme ulur shpirtit
Rilindjen e asaj pranvere
Mujin si ngritej, rrënjëve të vjetra
Edhe këtij shekulli
edhe sot
ai bart karmën e tij
bart nëmën
që Nëmesi i la peng
Orës tij i rri përballë
edhe kur zjarr kuçedre vjell
bëhet një me tokën
me qiellin
me ujtë
me shpirtin e shenjtë
Çdoherë
udhëkryqeve të kohës
lind apostuj
Toka ime mëmë
2022 (ripostim)
/QendraPress,com/