Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shqipe BYTYQI

GRUAJA ASHT SI QELQI

——————————————-

Gruaja asht si qelqi, murmuriste gjyshja
dhe kërciste gishtat e thatë
kushedi sa i herë i kishte thyer
dhe mbase kishte ngjitur kocet më pas
Si qelqi asht gruaja
dhe kur moti ndërron
qohen peshë dhimbjet e ngjitjeve
një jetë të tanë rënkojnë
E po rastisi, ranë përdhé copëzat
mblidhen me lopatë
varrosen si relikte
thellë, thellë deri në brez
se as morti t‘barabartë nuk e merr
e krisjet as aty nuk pushojnë

Ruaju krisjes, bijo
gruaja asht si qelqi,
e thyejnë papritë
e si t‘merr kambë e krahė
kur i duhet t’ngjet copëzat çdo ditë

Ruaju krisjes, bijo
m‘përcjell tan jetën
derisa në kurmin tim
një tjetër mua
rigatuan veten
jo nga qelq,
jo nga brinja tij

/www.QendraPress.com/