Fryma poetike  e së mërkurës me poeten:-Shukrije GASHI

ËSHTË KOHA JONË KRIPTONINE

——————————————-

Janë netë pa hanë këto

kohë trilli vdekesie

zezone shtrigash do ha

etjen e cakejve përtej

maleve tona plis n’Zvecan

Ibri merr pak gjum n’sy

paqësor si Baca Ise me

naze ngjesh koburën n’ brez

është rrugë e gjatë kujtesa

për dje pëshperisin dege

me degë lisat shtatgjatë

dimër i acartë fryen veriu

n’Kosovë sot

Ujmalit po shkundet harresa

shqip nga gjumi i plogshtisë

lëngatë krimbash

të vdekshmit kanë marr zjarmi

Vodka ua shtorri me nefc damarët

e vete shashtisur n’pusi

kot do’ i lan kockat n’ megje

t’huaj si dje

Jo në “tokën e askujt” kurrë

Kosova ka emër asht shtet

janë netë sketerre këto

/www.qendrapress.com/