Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Sibela BALA

MOTIV PREKËS
—————————–
Ka kohë që nuk po vezullojnë
ngjyrat e ndezura të shumëllojshmërisë së luleve.
Si duket jan zbehur para kohe
Nga uragani i trishtë i një furtune.
Që patën nisë të bukurat lule me lulzue
U vyshkën dhe u këputën
Një furtun e trishtë komplet i ka shprish !
Një ditë nuk i ngjan tjetrës
Të gjitha stinët tashmë ‘po i ngjasojnë vjeshtës
Shi e furtun vjen në pikun e verës
Rradha e stinëve është prish
Po vyshken lulet e paçelura mirë.
Që në fillim syrit të pranverës
Vallë si ndryshoi natyra kështu
Lulet e zbehta nga acari në dimër.
Njësoi të vyshkura edhe në verë
Ky është një motiv prekës
Një drithërim e humbjesë së shpresës.
Thonë se stinët janë ngatrruar
Po hakmerren ndaj njëra tjetrës
Kan ndryshuar edhe ligjet e natyrës
Njësoi si ligjet e jetes!
Kjo me trishton pa mase
Stinët e vitit ti ngjajnë një stine e acartë ,
Motiv Trishtues
Lulet e vyshkura në pranverë të zbehta si nurë vjeshte,
lule pa ngjyrë e aromë
Motiv trishtues tingëllon.
Sythat e njome të luleve të pranveres
vyshken para kohe
E gjethet në degë nuk shkelqejn
Kudo fruta të rrëme që na zhgenjejn!
Ky është një realitet i dhimbëshëm
dhe shumë prekës
Lulet e porsaçelura të vyshken,
në stinën e pranverës.
/QendraPress/