Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Taena MATA

Mungesa jote mall e trishtim

———————————————-

Të shoh jo rrallë në ëndrrat e mia,

Por sonte, ti më erdhe ndryshe,

E lehtë si një pendë dhe e qeshur,

“Të ka marrë malli për mua ?” – më pyete.

Malli për ty është i pakufi,

Por nuk është kjo çështja;

Ti, je në çdo kohë, brenda mallit tim,

Ti, që vjen tek unë, veç si dhembja .

Pse ti jeton diku livadheve të blerta,

ajri që frymon, jo i njëlloj me ajrin tim,

Ti thith aromë lule bliri e trëndeline,

Që si një tendë paqeje mbi krye të rrinë.

Xhelozoj kur të shoh të lumtur në ëndërr

E lumtur në mungesën time si mundesh,

Ah mami… ta ndjej shumë mungesën,

Të mbaj të mbështjellë në zemrën time.

Sot, ti e di, është datëlindja jote,

Ohh…s’ma shton më, kjo ditë gëzimin,

Por, mendimi, që s’të shoh më në mes tonë,

E rrit aq shumë, si mallin dhe trishtimin.

/www.QendraPress.com/