Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Teuta BIÇAKU

Simfoni vjeshte

————————————

Vjeshta kreh flokët e dendur “balayage”

me krehër të praruar dielli,

ato të gjelbrat, të pabindurat,

dhe ato që shkëlqejnë copëza qielli,

të verdhat e ato me ngjyrë të portokalltë,

vishnjet e të kafenjtat

në valëvitjet e fundit

që përshëndesin hijshëm nga lart.

Harmoni e paqtë ngjyrash jete,

simfoni krehëri me tinguj fëshfëritës,

simfoni gurgullimash në kroje e lumenj të mbushur…

Dhe shpirti vesh ngjyrat dhe tingujt e natyrës.

/www.qendrapress.com/