Fryma poetike e së mërkurës më poeten:-Tixhe Rexha GËRQARI

KRAHASOVA

————————————-

Krahasova dhembjen me Atdheun

Liria më freskoj……

Krahasova mallin me atdheun

Vetmia më shkatërroj….

Krahasova mërgimin me Atdheun

heshtja më tmerroj …

Krahasova Atdheun pa rini

Peshores si mbeti më terezi…

&  &  &

MARSI ‘99

——————————

(Dajëve të mi, Neshat dhe Shaban Feraj)

Lulëkuqe kurorë lirie,

20 vetë me një epitaf,

lapidar dhembje krenarie!

I heshtur si në jetë

pranë shokëve qëndron,

e hijerëndë

Godeni ju freskon!

I zbraztë e mendueshëm

fshati mbeti,

të gjithë ikën te qyteti…

Guri i bardhë me lapidarin çdo ditë flet,

jetën tuaj marsit ia përcjellim dëshmi e amanet!

/www.qendrapress,com/