Fryma poetike e së mërkurës me poeten; Tixhe Rexha-GËRQARI
GISHTTHYER
————————-
A thua gishtthyer ishim nëpër kohë,
tërë kjo histori e shkruar jo drejtë
Ne nëpër kohë zemërplasur e plot krenari
Ecëm të nëpërkëmbur nëpër jetë
Lashtësia e qëndresa na ruajtën pa u tretë.
Loti në Shkup më tradhtoi
tërë ato statuja e ” fakte” kur syri shikoi
Njerëz të kësaj kohe pa histori
e servuar si në “arkeologji”
Ku mbetën gishtat e shqiptarëve të mi
Që e lanë pluhurin të mbuloj dëshmi.
Ëndrrat shqiptare nën lum këndonin
Nga pamjet fallco lart trishtonin
Në Shkup zemra më foli shqip
E loti lagu gishtat e thyer nëpër histori
S’rrahet muri me gjoks thonin prindërit e mi
Por rrugës sate nga ecë, duhet të lësh dëshmi!
/www.QendraPress.com/