Fryma poetike e së mërkurës më poeten;- Tixhe Rexha- GËRQARI

KORRIDOREVE TË KOHËS

——————————

Korridoreve të kohës

Thashethemet pëshpëritin

Duarshtrëngohen interesat

Tjetërsohet njerëzorja

Në duel hyn hakmarrja e djallëzorja

Në sallën e jetës

Të koduara fjalët e korridoreve

E pluhuri i pa fshirë

Në vulën e drejtësisë

Salla e korridoret një kulm kanë

Për çudi, kështu si çalojnë

Themelet s’di si mund ti peshojnë!

/www.QendraPress.com/