Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Tixhe Rexha GËRQARI

DUA MOTIV

—————————-

Vitet ikin si ujë nën gishta,

hapat e mi janë të vegjël, të heshtur.

Punët që dikur i mbyllja brenda një dite,

tani më shikojnë nga larg.

Dëshirat rrallohen, jo se u shuan,

por lodhja i ka bërë të zgjedhin vetë.

S’kam më etje për maja të larta,

më mjafton një horizont pa zhurmë,

një frymë pa ankth.

Lodhja më rri mbi shpinë,

por dinjitetin s’ma merr dot.

Dua qetësi,kështu sa mundem bëj perseri.

Nëse mbeta urë, le të kalojnë mbi mua kujtimet,

nipërit, dritat që s’kanë ikur.

Ura nuk vrapon, por mban dhe kjo

është forca qe me mua mbijeton.

/QendraPress/