Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Valbona AHMETI

DASHURI ËMBËLAKE

———————————————-

Në një pranverë rrinim ulur nën qershi

shikimi i syve tanë la ndezur çdo yjësi

timonin e drejtonin rrahjet e zemrave tona mozaik

ëndrrash shtriheshin mbrëmjeve të vona

tingujt e nostalgjisë n’a morën me vete

fluturuan kujtimet si mjellmat tek liqeni

si nektar i luleve mbledhur nga mijëra bletë

dashuria ëmbëlake në shpirtin tonë fjeti

në çdo pranverë kur çelin qershitë

e petalet lozonjare të joshin me aromën e vet

i komentojmë takimet e dikurshme

pa telefona, pa mesazhe të shkruara në fletë

kur mendoj sa kohë kanë kaluar

takimet sekrete si gravurë në zemrat tona rrojnë

dashuria jonë akoma rrin e ndezur

si rrezet e mëngjesit që s’ dinë të perëndojnë!

/www.qendrapress.com/