Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Valbona HADRI
Në Prizren
Kurorës së maleve të Sharrit, ndjeva mall.
Freskia e larë në pika vese shtriu vellon brigjeve të Lumëbardhit.
Vorbulla e lumit zëshëm shfletonte historinë e qytetit muze.
Dielli perëndonte në pamje portokallie
Hëna bëhej gati me gjithë yje
të mbulonte muret shekullore të kalasë duke i shpërfaqur bukuritē e mbretëreshës shqiptare.
Ecja rrugëve me kalldrëm , tek rrjedha e ujit ndalova
Doja ta freskoj fytyrën t’a ndiej pastërtinë e pasqyrës së tij.
Në shijimin e një gllënjke kujtova një gojëdhënë:
Po pive ujè ke shatërvani, duvakun e nuses do e shpalosë në këtë vend.
Bukuritë e përqafuara në këtë qytet sjellin ëndrrat magjike në krijimin e imagjinatës dhe romancës së një lumturie të përjetshme.
/www.QendraPress.com/