Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Valbona HADRI

Përballë jetës

Drita vijëzohet në fytyrën e saj,

Duke zhdukur çdo hije të mbetur.

Ajo shtrëngon lapsin mbi gishtat e bardhë dhe diçka shkruan mbi letër.

Herë pas here kafshon, buzët e holla.

Do t’i mbajë sekret edhe vetës

Për njerêzit si hije me helme si bolla dhe kthinat e heshtjes.

Donte të mbetej luftëtare e kohës,

Në epokën fatzezë të gënjeshtrës.

Kish luftuar me kohën dhe njerëzit e saj.

Kish marrë plagë pa fund në përleshje.

Deshi të ishte e vetme mes heshtjes,

Si një dhimbje pa fund, e përjetshme.

Shumë më vonë e kuptoj çfarë ishte globi

Dhe kjo botë se si funksionon

Pa shkëlqim.dhe fjalë të sinqerta.

Përballë njerëzve me shpirt si demon

E vetmuar e heshtur pranë sofrës,

Mediton dhe si bëhet të haj

Hipokritet bëjnë ligjin në botë

Ç’mund të bëj me sinqeritetin e saj.

Valë kujtimesh shkrepëtijnë në mendime.

Nëpër qiej ka shumë re dhe shi,

Koha ecën, çdo çast nëpër mjegull

Fytyrëvrenjtur dhe sy plot mërzi.

/www.qendrapress.com/