Fryma poetike e së mërkurës  me  poeten; Valbona HADRI

ECTE VETËM…!

——————————-

Zjarri synonte të digjte

Brendinë ku fshihej vuajtja…,

Dhe të bëmat që kishin ndodhur

I shkundën medjen papritur !

I kapur përballë dritës

Griste letrën, nuk i mjaftonte…,

Skish ç’ti bënte ritmit t’zemrēs

Dhe gjoksi si dallgzim i gufonte !

Mblodhi buzët dhe shtrëngoi dy duart fort

Pamja e fotografive varur murit të dhimbjes…,

I solli forcën e dashurisë pa kohë

Sy përlotur kërkoi t’i kthej të gjithë !

Pendimi nuk e arsyeton kursesi

Rënien e tij në kurthin e egërsisë…,

Askush nuk e ndihmonte këtë njeri

Kokulur tretej labirinthit me terrinën e pafund !

Tingëllima e fjalës rrufe, zëri i mekur

Fytyra e tij e bërë e ftohtë borë ..,

Para vezullimës t’hënës t’argjendtë

Mbet hije e zemrës , tashmë t’ thyer !

/www.Qendra Press.com/