Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Valbona HOTI

Konkuroj vetem me veten time .
———————————————
Nuk jam në konkurrencë me askënd,
vetëm me veten time,
atë person që isha dje,
në hapat e saja të ngatërruara,
në ëndrrat dhe
në frikën që e mbante të lidhur.
Çdo ditë është një duel i heshtur,
një sfidë që nuk duket jashtë,
por që dridhet brenda shpirtit tim.
Sot nuk kërkoj të jem më e mirë se tjetri,
nuk krahasoj jetën time me botën jashtë,
por shikoj pas dhe shoh hije që më ngacmojnë,
atë person që isha dje,
dhe e sfidoj me butësi dhe vendosmëri.
Çdo frymë, çdo hap, çdo mendim,
është një rrugë drejt versionit tim më të mirë.
Fitore është të mos kthehem prapa,
të mos jem rob i së kaluarës,
dhe të lë të dalë drita ime
më e fortë, më e qartë, më e vërtetë.
Unë nuk garoj me botën,
por me veten time, çdo ditë,
dhe në këtë garë të heshtur,
çdo hap është një triumf,
çdo ditë një fitore,
sepse jam duke u bërë më shumë
se ajo që isha dje.
/QendraPress/