Fryma poetike e se mërkurës me poeten;-Valbona KOLAVERI

PERTEJ PRITJESH

——————————-

Ditët marrin tjetër glazurë

Kur ritmin ndjekin përtej,

Përtej asaj që me ankth pres,

Që gjaku të mos më shprishet

Në përplasje teksturash të padukshme

Ditët marrin tjetër kuptim

Ndërthurjesh,

Shpirtrash që flasin amël

Tek shpupurisin dhimbjet heshtur,

Aty ku idhësia fle

E mbuluar me frymë të butë.

/QendraPress/