Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Valbona KOLAVERI

HËNA E PËRGJAKUR

—————————–

Hëna e përgjakur,

Po ulet këmbëkryq në mes të zjarrit

Në unazën e luftës,

Dakortësohet me përbindëshat,

Në retrogradë me popujt

E etur mes flakësh të përpijë

Ku shpirtrat po enden shumfishimesh

Të gjejnë mbijetesën

Hëna e përgjakur po eklipsohet

Pasqyrave të jetës,

Me dëshirën e natës së ftohtë

Të ngrijë çtë gjejë vdekjes

Ta djegë turrës së druve,

Të mizorive ,egove për triumf.

/QendraPress/