Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Valbona R.HADRI
Një gjeth i këputur
————————————-
Një gjeth i varur në degë të pemës
Në dorën time bie ngadalë
Me trup të artë, me ngjyrë prej vjeshtës
Por krejt pa gjak gjysmë i tharë
Mbi tokën e lagësht dhe të ftohtë
Do të bjer pas pak për tu bërë hi
Por kjo për të vdekur s’do të thotë
Ai do të ringjallet përsëri
I veshur me kujtime vere,
Një ikje e tillë e trishton pak
Megjithatë nuk e jep vetën
Nuk i derdh lotët varg e varg
Ai e di mirë ciklin e jetës
Me vjeshtën kurrë nuk mban mëri
Mbas dimrit do të vij prapë pranvera
Dhe do të gufoj blerimi i ri
Një gjeth i këputur prej një dege
Vallëzon me erën në këtë tetor
Gjithë pylli im mban aromë vjeshte
Dhe fllad vargjesh dashuror.
/www.QendraPress.com/