Fryma poetike e se mërkurës me poeten;-Vilma NIKA

Do të vij…
——————————
Do të vij me erën e luleve
kur ua lan vesën mëngjesi.
Me të dehurën e një puthjeje
që të skuqurën të më ndezi.
Do të vij me gjysma fjalësh
si fëmija në të nxënë.
Të qëndroj në grusht petalesh
nëse hënës,s’është e thënë!
Aty flutur le të bëhem
apo bletë që vonë u zgjua.
Më mjafton të jetë dhe ethe
diellit s’do ti kërkoj hua.
Do ia marr muzën zemrës
të ma prekë lotin ndjesisë.
Psherëtimën, aromë bjeshkësh
epsh,mëkat të dashurisë.
Do të vij me vargje malli
do të vij kur fjalët heshtin.
Mall i mbetur, sy një djali
ditët ende të buzëqeshin.
/QendraPress/