Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Vilma NIKA

Kur me t’pa mirë Shqipëria ime?!

———————————————-

Tu ia nis ditë pas dite

me rropama e premtime,

bien daullet dervishjane

shkel mbi ty moj toka ime.

Ku të panë e ku të lanë

shami lotësh,lag e tharë.

Dhe të qeshën dhe të qanë

kapedanë e hyzmetqarë.

Nuk të shkon e kollaisura

se të nem kafshatë e zënë

bien gjunjët e gjakosura

lutjes, nderit çdo pëllëmbë.

Mi soll’ nata ëndrrat keqas

ftyrën tanë ma idhnun.

Prej se ngjyrat e pranverat

në soj hajnash u shndërrun.

Du me t’pa e bukura ime

veç kry naltë e me nder.

Po kam frikë se k’to ligjërime

zor e kurrë me i pa naj herë.

/QendraPress/