Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Violeta KADRIU
DUA PAQE
————————-
Dëshiroj që në planet
çdoherë paqe të ketë,
çdo njeri në Atdheun e tij
ta ndiejë veten mbret!
Dëshiroj që errësirë e thellë nate
ta puthë çdo ditë agimin,
që zemra të dëlira të ndërtojnë t’larta kate,
mos ta ndiejnë në shpirt trishtimin!
Dorë e zgjatur varfanjaku,
të bëjë paqe me shpirtgjerësinë,
kafaz mos të njohë trumcaku,
të thyhen burgjet për njerëzinë!
Në mes çdo feje e race njerëzore,
të ketë paqe e dashuri në botë,
që luftërat vrasëse ndërvëllazërore,
ta cakërrojnë t’ pajtimit t’përjetshëm gotë!
Paqe në mes akullnajës e Diellit,
paqe në mes Tokës e Qiellit,
paqe në mes zjarrit e malit,
në mes zemrës së vashës e djalit
/www.qendrapress.com/