Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Violeta Muco ANASTASI

ZEMRA TEK TI KËRKON
——————————
Ulur sheshit në kodrinë
Përmbi lule ndënë gjeth
O Pranverë… të puthsha synë …
Ti të tërën më rreqeth!
Vesha fundin plot me lule
O Pranverë… ty të të ngjaj…
Plot aromë… tek ti përkulem
Ti më prek…. sa nis… të qaj!
O Pranverë të qaj rininë
Kujtoj jetën plot hare
Se u tretën… e më s’ vinë
E nuk bëhem prapë e re!
Kur shikoj dritën e syrit
Oh… mbushem me pikëllim..
Loti rrjedh… përbrënda shpirtit
Melankolia më përpin!
Kur shikoj rrudhat në faqe…
Ah moj zemër sa më trishton
Përmbi vetullat si harqe
Pesha e viteve rëndon!
O Pranverë…. përherë e bukur
Sa herë ikën… edhe vjen
Sot në gjirin tënd jam strukur
Zemra kurre s’ më gënjen!
Ku e humba bukurinë…
O Pranverë a më tregon?
Ku e lashë Dashurinë?
Tek Ti Zemra… i kërkon!!!!
/QendraPress/