Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Vitori Omeri MUCI

Mall për jetën

——————————

Duke kërkuar të vërtetën,

dhimbjes time i dola për zot,

Diku buzeqeshje diku ngazëllim,

Diku zhgënjim dhe diku lot.

Një enigmë këtu, një e vërtetë aty,

Tek mundohem t’u gjej dhe kuptimin,

Të paktë ishin ata që mbeten me mua,

Të tjerët nuk m’a kursyen lëndimin.

M’u kthye sërish malli për jetën,

Universi e ruajti magjinë për mua,

Mbas kësaj dhe vetëm po të mbetem,

Jeta pa fund do më dojë dhe do ta dua!

/www.QendraPress.com/