Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Xheni TAFILI

Alieni me sy jeshile

——————————–

Nga cila botë erdhe ti?!
Që në dashni sy të jep
Në prehnin e vullkaneve,
dhuron prush ndjesish
Në shkretëtirat e djegura
bahesh i vetmi diamant në zjarr

Alieni im me sy jeshile
Nga cili univers erdhe ti?!
Që zbrite zjarrin nga qielli,
e duart e mija kur e prekin
nuk djegën nga flakërima e tij!

Alieni im me sy jeshile
Nga cila bukuri erdhe ti?!
Që nga rrezet e saj pranvera djeget flakë,
yjet përdridhen
E në qiellin e rimtë turren si re te bardha,
të formësojnë shpirtin tim
ne formën që ti deshiron

Alieni im me sy jeshile
Nga cila parajsë erdhe ti?!
Që në sytë e tu,
bota shtrihet në të gjitha gjerësitë e saj!
E në sytë e mi,
krijove shtatë qiej palë mbi palë
Dhe qiellin ma të afërt zbukurove me kandila
Natën ngërtheve në ditë…

Në sytë e tu të mëdhenj
rrinë të mbështetura në mbështjellëse
të gjelbra e shtroja të bukura,
ndjesitë e mija si margaritarë e diamante
Alieni im me sy jeshile…

/www.QendraPress.com/