Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Xhezide SELIMI
BIE ME YLLIN NËN TË CILIN FSHIHESH TI
———————————————————-
Dashuria ime i ka rrënjët tek buzët e tua
Dhe agimet më zgjohen me butësinë e frymës sate;
Sytë e tu vjeshtë e dimër që derdhën
Në gjethe dhe ngrica të bardha
Shikoj avionët, shigjetat e fatit që lënë pas
Mendoj dëshirën për njërën nga to,
Si fëmijë përhumbem derisa ajo shkrihet
Në qiellin me ngjyrë trëndafili
Dua të ngre një shkallë shprese në diell
Atje ku ngrihet vetëm mendja ime e çmendur,
Dhe bota e mendimeve të tua
Në pasqyrat e rrezeve
Shtruar në tryezën festive të shpirtrave,
Veten e shoh në sytë e tu përlotur nga fati i pa fat,
Nuk pres një dolli kënaqësie, puthje e tretur
Në murin e Perëndisë sonë
Kur të çelë hana bie me yllin nën të cilin fshihesh ti,
Rikthehem me shpirt njeriu tek dritarja e bardhë,
Ndërsa vështroj shigjetat e fatit për dëshirën
Që nuk mbaron as të nesërmen.
/www.QendraPresss.com/