Fryma  poetike e së mërkurës me poeten;- Ymrije BEQIRI

TË BËJ LUTJE

———————————–

Bir, të bëj lutje në Perëndi

Dëgjoje nënën ç’ të thotë ty

S’ di çfarë keni, more djalë

Krejt prej dore m’ keni dalë

K’shtu po flitet nëpër lagje

Se djemtë e tu të janë ndarë

Të gjithë në dorë i paskan marrë

Nga dy karroca me zall

Secili n’vete gurin po vnon

Nuk e di as çfarë po bën

More bir, du’ me t’ këshillue

Ma dëgjoni njëherë fjalën mue

Gurët e trollit t ‘babës mos mej lue

Se pasha besën, ka me na kushtue

Patëm shumë e mbetëm pak

E bëtë truallin si një çarçaf

Secili për vete duke e copëtuar ngapak

Mos harroni t’tuajin gjak

Mos harroni sa kemi lotue

Se pasha nanën, ka me na kushtue

/www.QendraPress.com/