Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Zamira AGALLIU
Të iki apo të vij?
——————————-
Rrotullohet globi Nënë
Në oqeanin e trupit tënd unë rri
Linda dhe nuk po qaj dot Nënë
Jam në dilemë, të iki apo të vij
Infektohet Toka nga virusi Nënë
Atëherë nuk qenka jeta mrekulli
Pret të më ndjesh aromën Nënë
Jam nĕ dilemë, të iki apo të vij!
Rrotullohet qyteti Nënë
Në kosh të plerave qan një fëmijë
Mjeket me presin kordonin Nënë
Jam në dilemë, të iki apo të vij!
Rrotullohet shtëpia Nënë
Atje dashuria ndjehet si melodi
Çarçaf të bardhë më presin Nënë
Jam në dilemë, të iki apo të vij
Rrotullohet shpirti im Nënë
Kjo jetë nuk paska qetësi
Corona, dhuna, lufta Nënë
Jam në dilemë, të iki apo të vij!
Rrotullohet shpirti yt Nënë
Ai mban brenda Paqe Dashuri
Bota prej teje lindi Nënë
Unë qaj dhe qumështin e jetës pi!
/www.qendrapress.com/