Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Zhaneta BARXHAJ
Dielli më zhvesh me një prekje,
cullakosur më merr hopa.
Përqafohemi e puthemi reve,
si erë e marrë.
Mbështjellë në krah drite
nis e më djegin rrezet, më depërtojnë.
Pikon shi dëshirimi ynë,
të lagur, të ujësuar shtrihemi mbi det
dhe bëjmë dashuri.
Me ledha fryme e vodha diellin,
a po vjen edhe ti,
të gjithë të bëjmë dashuri?
/www.qendrapress.com/