Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Afërdita HADAJ
BOTA NË SYTË E POETIT.
——————————————-
Si do të ishte bota!?
Vallë pa poetë.
Që shëron veç plagë
Dhe paqe thërret.
Poeti dhe muza
Për shokë libër penë
Përmbi “EVERESTË”
E ka ngrit folenë.
Që andej vrojton
Muza fluturon
Çdo gjë që shikon
Me penë vargëzon.
As i bëhet vonë
Se kujt si pëlqen
Çfarë i shikon syri
I qëndis me penë.
Poeti shkruan vargje
Për hallet moj botë
Do të shëroj plagët
Që gangrenë ke sotë.
Fle gjumë copa-copa
Se truri………punon
Mendimet e shpirtit
Si lum i vërshojnë.
Ku nuk e çon muza
Dhe mbi univers
Me yjet e hënës,
Qëndisur çdo fletë.
Që aty dhe botën
Nga larg e vështron
Të mirat të ligat
Bukur i qëmton
Vëzhgon stratosferën
Që të përvëlon
Nga dora e pabesë
Që helme dërgon.
Një shikim natyrës
Fryma….. çi ndalon
Vende-vende vyshkur
Që njerëzit shkatërrojnë.
Sytë mbi dete venë
Përrenj dhe lumenj
Prishur shkatërruar
Plehra gjithandej.
Zhurma ulërima
Që nga larg dëgjojnë
Nga vatrat me luftëra
Botën alarmojnë.
Shushurima fjalësh
Britma dhe rënkime
Zien bota nga hallet
Sa shumë s’kllavërime.
Qefe, jetë mondane
Bosat billjonerë
Ju verbojnë sytë
Pasuritë më vlerë.
Ja ky është poeti
Me syrin shqiponjë
Që padrejtësitë
Pena masakron.
Bota pa poetët
Do ishte veç kotë
Gjithë realitetin
Në libra gjeni sot.
E drejta e autores e rezervuar !!
/www.QendraPress.com/