Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Albina IDRIZI
Përqafim vjeshte
——————————-
Thuajse papritur
të merr në krahë,
aromë joshëse
pasionesh të pjekura
mbërthyer në gji të mban.
Nën tinguj të qetë
të një simfonie shiu,
vallëzon me ty, pa fjalë,
hapave kuqërreme
që dehur nga era
luhaten ngadalë.
Çdo trill i ri,
hazdisur rrezeve të vona,
stepet në një natyrë të hutuar,
me pamjen e një vashe
lazdruar në të dashurisë lojë,
kur befas, ndjehet grua.
/www.qendrapress.com/