Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Albina TREBICKA
UNË JAM KËTU…
———————————
bashkë me vitet ,që ikin,
bashkë me thinjët ,që shtohen,
bashkë me kujtimet,që s’vjetërohen,
bashkë me surprizat ,që s’ harrohen,
bashkë me përqafimet e humbura,
bashkë me dashuritë e copëtuara,
bashkë me puthjet e harruara,
bashkë me mundësitë e vonuara,
bashkë me pengjet e premtuara,
bashkë me miket e larguara,
bashkë me dëshirën për të jetuar,
për të ëndërruar,
për të buzëqeshur…
Ndodh vetëm për një çast,
që krejt papritur,
veten e mendoj shumë të rritur,
por unë jam e gëzuar këtu…
e dashuruar me jetën,
me ju !
/www.QendraPress.com/