Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Albina TREBICKA

AKOMA…

—————————

Erdhe vonë i dashur,erdhe

vonë,

tani dielli im është në perëndim,

dikur erën e mbaja mbi supe,

tani ajo më shtyn me përtim

Fjalët shtegtuan bashkë me erën,

harresa disa fjalë s’di ku m’i fsheh

ti erdhe të takosh kujtimet tona

…më mirë vonë,se kurrë- më the

Erdhe vonë i dashur,erdhe vonë

dhe grise heshtjen e vetmisë time,

malli i viteve paska të njëjtën aromë,

akoma pritja endet nëpër kujtime…

/www.QendraPress.com/