Fryma poetike  e së mërkurës me poeten;Anila KODRA

DESHA TË LARGOHEM

————————————-

Bëj të largohem ndonjëherë nga ti ,

Flladi i fushave , drejt teje më shtyn,

Kaçubave të zemrës tënde, plot dashuri,

Leqeve që ti ngre, pa dashje këmba më hyn.

S’di pse valën e detit e urreva ,

Atëherë , kur larg nga ti më çoi ,

Dashurinë prap purpurit të hënës e ngjeva ,

Zemra kaloi dallgët si zog, tek ti fluturoi.

Me veten fola e fola, sa e sa herë,

Kur ortekë hallesh më ndanë nga ti,

Himalajën ngjita verës dhe dimrit ndonjëherë,

Nga maja si diell ,të shihja vetëm ty.

Mes prushit e zjarrit këmbë zbathur kalova ,

Çudi, shuajt e tyre s’mu dogjën kurrë!

Vura krahë ëngjëlli , drejt teje fluturova ,

Dhe për ty u ngjalla , nëse kisha vdekur dikur.

Qark e qark i rashë botës, si Magelani ,

Desha të largohem , por se bëra dot ,

Drejt teje më shtynte fortë, dashuri murlani ,

Tek ti kam gjetur të pa fundmen botë .

Anila Kodra Kotroçi

/www.QendraPress.com/