Fryma poetike  e së mërkurës me poeten;Anita HOXHA

Kujtesës sime

—————————

Kur kujtesës sime ti, të vish

Të gjesh një vend që ti e di,

Kur mbrënda zemrës të arrish…

A do më njohësh, nuk e di !?

Do vish rrotull, në zemrën time

Do mbetesh peng ti, i habitur…

Kam ruajtur dhimbje e gëzime,

Si një mur malli, mbrënda ngritur !

Si në pasqyrë, do shohësh veten

Do të neveritet, ai shembëllim

Do pyesësh vetëm për të vërtetën,

A isha mall, apo thjesht, harrim !?

Kur kujtesës sime, ti të vish

Do jem aty prap duke të pritur…

Dhe mbrënda zemrës do të rrish,

Si nje dhuratë, nga festat zbritur !

Mos u tremb, mos ik me frikë

Nuk ke më, me kë përplasësh tjetër

Nëse s’mundesh, prap ti ik

Në atë shteg kujtese, të vjetër !

/www.QendraPress.com