Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Anita HOXHA

Çadra e vjetër

———————-

Shiu filloi të binte, si i çmendur

Lumenj, zgjateshin syve të mijë

Retë, njëra – tjetrën shtynin dendur

Buzëqeshur, baba, mu shfaqe ti…

Mu kujtua, papritur, çadra e vjetër

Kohë të gjatë mbështetur, në sallon

Ah, baba më ktheve në kohë tjetër

Oborrit të shkollës, prisje gjithmonë.

U ndala para çadrës, sytë me lot…

Bojë dalë, prishur në ca vende

Në duar e mora e të kujtova sot,

Malli e mori, të voglën, bijën tënde !

Në këtë dimër të ftohtë, me shi

Më mbështolle kujtimeve ngrohtë…

Ajo çadër e vjetër, mbajtur nga ti

Diellin pranveror, solli shpirtit sot !

/QendraPress/