Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Bjondina AGOLLI
Jam penduar!
Shpirti nis qan me force e gjuaj murin
Pse jam larg familjes veten mallkova
Nga rruga e keqe pas hekurave përfundova
Mendja me mashtroj dhe vone e kuptova
Brenga e copëtuar beri fole nè shpirtin tim
Me kthetrat e klithmave vetëm ulërin
Me dhimbjen qè mbaj mè vinè veç kujtime
Me zgjohen me lot dhe jo me gëzime
Si njè zog i plagosur jeta po mè shkon
Duart me dridhen te prek një letër
Te shkruaj dy fjale tè flas me veten
Me lotët e rèna tè le një shënim
Një dite shpresoj tè dal nga kjo derè
Ta shoh ta puth nenën edhe njëherë
Falje ti kërkoj tja puth ato duar
Ti ulem ndèr këmbë ti them jam penduar.
/www.qendrapress.com/