Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Blerta BASHA
TË GJITHA MREKULLITË E BOTËS
—————————————————–
Sa dua të jem në mes lulesh çdo çast ,
Ti hap krahët si dallëndyshet në shtegtim
Të këndoj me melodinë e yjeve të qiellit,
Të gjitha lulet janë mrekullia e botës dhe e shpirtit tim..
Lulet janë bashkë udhëtarët e mi të jetës,
Më japin veç frymëzim e harmoni pafund,
Nuk do doja asnjë gjë tjetër më tepër,
Perveç natyrës me vellon pranverore kur shkund.
Ndjehem plot jetë kur shëtis në çdo lëndinë,
Më gjelbëron ky shpirt nga aroma,e nektari,
Dhe kur i këpus i bëj buqeta të gjitha lulet,
Zemra ime merr ngjyrën e rrezeve prej ari.
Ngjyra e verdhë më ka bërë për vete,
Sa herë që shikoj natyrën me dashuri.
Më lehtëson e ringjall të gjitha qelizat,
Përmbi lulet dua të ulem e të rri.
Të fle aty bashkë me lulet ditë e natë,
Zemrën t’a rrethoj me petale dhe aromë,
Dhe kur të agoj e të dal dielli me rrezet e arta,
Aty përqafuar t’më gjej e t’më ledhatoj.
Merrmë natyrë pranë e më shtrëngo fort,
Me flladin e freskët të luleve në mëngjes,
Mbamë aty të t’lutem mos me lësho,
Përmbi lule të fle e qetë deri sa të vdes.
Më gëzon shpirti sa herë nga bukuria jote,
Sa dhe hëna lartë ka lëshuar shumë nurë,
Yjet kanë marrë hijen tënde shumëngjyrëshe,
Natyrë e bukura natyrë.
Pa lulet nuk ka jetë e lumturi,as shpresë,
Lum kush me lulet rri vërtetë përqafuar
Në shpirt do ndjehet fëmijë ,se lulet janë dashuria vet
Janë mrekullia e gjithë kësaj bote përjetë.!
Blerta Basha.24.Mars.2024
/www.QendraPress.com/