Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Blerta BASHA
Largimi!
——————–
Eh malli që nuk shuhet kurrë,
As me ditë,e as me muaj,
Ikën vitet në dhe të huaj,
Shpirt e zemër përvëluar.
Vijmë me mall e me gëzim
Në vendlindjen tonë të ngrohtë,
Por kur rrugën marrim prap
Malli bëhet plagë që dhemb.
Kur do kthehemi nga shtegtimi,
A ka një datë apo një emër,
Të qëndrojmë në folenë tonë,
Ah.. largimi kjo zemër lot pikon!
/www.QendraPress.com/