Fryma poetike e së mërkurës me  poeten;Brixhilda DEDE

MOSHA E TRETË

——————————-

Aty në fshat në një ikonë, gjunjëzuar nëna lutet.

Lotët i mjegullojnë sytë,

Nga verbimi, mendja shëtit,

Tek burri i humbur, fëmijët larg ikur.

Ah, mos e pastë kush këtë fat.

Askush më nuk të dëgjon.

Mendimi në heshtje pezull qëndron.

Vetmia flokun, zbardhullon.

Disa të njohur bëjnë habi,

Ua, qenke ti vërtet?!

Si vitet të të bien mbi plagë,

Koka, të të rrëndojë mbi dhe.

Thua ku isha, ku jam,..

Moshës së tretë kur ti afrohesh moj bijë,

Qielli i kaltër do të duket i zymtë.

E rëndë palltoja,

Të lodhur, rathët tek sytë.

Herë vjen një forcë nga hënë e mekur.

Kur yjet lart në qiell janë tretur.

Vetes i thua jeto me kujtime,

Me të bukurat vite drithërime.

Veten quaje thesar , ke fëmijë që shkëlqejnë si ar.

Rro për vete e jo për të tjerë.

Bëhu dritë e jo fener.

Të jesh forca, lumturia,

Dhuratë e ardhur nga perëndia.

Liqenin e lotëve margaritar.

Pije me pikëllimin për ta tharë.

Kur të gjithë, mendon të kenë braktisur.

Do të shohësh pulëbardhat, mbi një det të krisur.

Brixhilda Dede @ =2023

/www.QendraPress.com/