Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Brixhilde DEDE

HYJNORE

————————–

Në një mbrëmje misterioze,

ku blu e qiellit puthet me rozë.

Hënë e mekur lisharsit lëkundet.

Yjet, kurorë bien përtokë.

Mirazhi i saj, xixëllimash më shfaqej,

Me ca sy që s’ kishin të përshkruar.

Shtrirë dorën vjen e flet,

ngashërinë e trishtë vezulluar.

Shfaqur herë si dritë, vaj,

herë si qënie ekzotike.

Zjarr si prush ngjall në shpirt,

Vdes e ringjallet në ikje.

Gjaku, gurgullon honesh,

gjoksit kokë kur mbështes.

Drithëruar lëkurës së butë,

parfumit që më tërheq.

Velladonit magjik rrethuar,

Botën e shtrembër ndreq.

Ajo, perandoria hyjnore

si elektromagnet tërheq.

Dhe nuk di, më jam njeri,

Zot!

Perëndi a dreq.

/www.qendrapress.com/