Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Bruna POETJA

NDONJËHERË RRUGA E GABUAR ËSHTË E VETMJA RRUGË.

BY:Softa Bruna

Ju lindët me lugë argjendi në gojë.

Ju nuk kishit kurrë ftohtë.

Ju s’ju mori uria kurrë.

Ju nuk keni qenë kurrë jashtë në rrugë të sëmurë.

Ju kurrë s’keni lypur në rrugë për të ngrënë.

Ju nuk kishit nevojë të shisnit çamçakëz nê rrugë dhe ndoshta të shisnit dhe veten tuaj.

Ju nuk jeni si keta fatkeq…. sepse ju nuk vuajtët kurrë si këta.

Është kaq e lehtë për ju të gjykoni këta fatkeq për rrugën e zgjedhur dhe fatin e tyre , sepse ju kurrë nuk do ti kuptoni.

Por nëse ju do të ishit në këpucën e tyre, do të bënit të njëjtën gjë, ndoshta më shumë.

Jeta nuk i dha të drejta këtyre fatkeqëve.

Ndonjëherë jo çdo kush ka mundësi të zgjedhë në jetë.

Ndonjëherë, rruga e gabuar është e vetmja rrugë.

Kështu e vetmja rrugë është që ti marrin me forcë.

Prandaj mos i dënoni të mjerët sepse ata nuk sjellin fukarallëk me ato lëmosha që grabisin për të mbijetuar.

Fukarallëkun dhe urinë e sillni ju që vidhni miliona dhe miliarda për të forcuar pozitën tuaj dhe për qejfet tuaja të shfrenuara.

Por për juve s’ka ligj.

Ligji është vetëm për të mjerët!

(B.Softa)

/www.qendrapress.com/