Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Bruna THANASI
Shpirtmadhja mize!
——————————–
E shkallmova shtëpinë,me rrënjë e themel
Si dikur ç’do te diel,jashtë e brenda pastronim
E punova dhe pak toke, me lopat e bel
Dhe ne fund te ditës, nga rezultati gëzonim
Pastrova,dhe mendjen e kisha ne fshat
Aty ku fshesa prej gjeshtre,oborrin e bën xham
E lumtur pa fund, kur prashisja lulet me shat
Atë zakon qe kisha, ate dhe sot kam
Vendosa muzikën time, te preferuar
Pak Pilur e Himare, i solla ne Michigan
Kur lodhja te vinte, te ikte pa kuptuar
E vetmja qe mbeti, pak shpirt e pak xhan
Punët i mbarova, e kukull shtëpia
Etja me mbyti, për një kafe te zeze
Shpërtheva mbi veten, cfaj ka njerëzia
Shoqëri me beri, nje shpirtmadhe mize!
Bruna Thanasi.5.11.23
/www.qendrapress.com/