Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Bukurie BINJAKU
VAJTON TOKA SHQIPTARE!
——————————————-
Vajton e qanë, krejt qielli shqiptar
Shpirtra të shumtë, lart strehuar,
Eh me njëri-tjetrin, vëlla me vëlla,
Rënë fli pasurie, fiset hasmëruar.
Toka e habitur, supet ka mbledhur
Dorën e mban, të shtrirë për paqe,
Breshëri lotësh, mbi varre derdhur,
Nënat e gjora, përjetojnë meraqe.
Kreu i familjes, prindërit edukues
Por ai i popullit, shteti me rregull,
Pa ndërgjegje, si një qiell i humbur,
Ashtu si shtëpi, pa çati e pa tjegull.
Si han me shtatë her shtatë, porta
Ku kollaremodernët, hyjnë e dalin,
Shpirtraboshatisur, barkun si kosha,
Nuhatin pasuritë, pa djersë t’i marrin.
Shqipëria jonë, e vogël një pëllëmbë
O vënd i bekuar, në botë më i pasur,
Ngre kokën lart, mos rri si një lëmë,
Në brigje drejtëze, Dielli pranë ardhur.
/www.QendraPress.com/