Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Dava GJOKA
KU KE HUMBUR REALITET…?!
————————-
Botë e varur prej internetit
Me fejsbuk e instagram
Sa larg ike prej realitetit
I harrove babë e nanë
Botë me halle të mëdha
E në shpirt akull e ftohtë
I harrove motër e vlla’
Ku po shkon kështu ti Botë ?
Përqafove falcitetin
Botë e shtirur në fejsbuk
Ku e humbe realitetin
Botë gënjeshtrash veç me u duk’
Shpirtin ,ku e humbe ti ?
E i shkon prapa interesit
Botë e ftohtë pa dashuri
N’tastierë ,gishtat ,n’pikë t’mëngjesit
Botë krejt fallco , fallco krejt
S’të besoj as deri n’derë
Ku ke humbur realitet ?
Të të shihja veç një herë
/www.QendraPress.com/