Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Dava NIKOLLI
VARGU I EMIGRANTIT
————————————
Me ngjyrën e muzgut mbolli,
fidanin e dritës e të shpresës.
Bukën për t’sotmen e t’nesërmën,
që e vaditi me kripën e djersës.
Vargu i emigrantit jehoi me zë,
e zërin, ia dëgjoi dielli e hëna.
Shqiponjat që fluturuan lart mbi re,
e dridhen tokën nga gjëma!
Vargu i emigrantit, i trishtë,
përditë përtyp dhimbjet e veta.
Është i fort çelik, shpesh i brishtë,
i ndjehet gërhama në vërtebra.
Vargu i emigrantit ka jetën e vdekjen,
syrin e përlotur, gëzimin kaq pak.
Ka britma, mundimin për jetën…
dhimbjet e shpirtit që s’u vë kapak!
/www.QendraPress.com/