Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Donika Meta GJURA
KUR ÇIFTI ZBATON KODIN E FAMILJES!
~~~~~~
Sa e bukur të bëhet jeta,
Kur një familje të re krijon,
E kur ka një dashuri t’sinqertë
Themele t’sigurta mbi të ndërton..
Familjen s’e tund asnjë tërmet,
Kur çifti e zbaton kodin e saj,
As muret dhe as themelet,
Nuk ka forcë në Botë t’i çajë.
Më këndshëm familja t’bëhet,
Kur ka mirëkuptim e harmoni,
E kur çifti n’bisedë shtrohen,
Dhe e shohin njeri-tjetrin n’sy.
Kur vjen dhe fëmija në jetë,
Rritet me at’ kulturë e dashuri,
ADN- ja e prindërve e ndjek,
Gjithë jetën deri në pleqëri.
At’ familje që e krijove dikur,
Kurrë shpinën ti mos ja kthe,
As mizën mos lejo me cënu,
Është e jotja veç ty t’përket!
/www.QendraPress.com/