Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Drita DEKAJ
Java e parë e muajit majë
Dhimbje e madhe lotë e vajë,
loti-lotin nuk e pret
Taraboshi Rozafës i thërret,
Ah…Rozafë vet ishe nanë
si e le mu ba kjo gjamë?
Mu myt në ujë nana me fmi,
Halli i fort,dhimbje e mërzi.
Ç’far ka buna është turbulluar?
E pamëshir paska qëllua,
Valt e saj në brendësi
mori një nanë me tre fmi.
As vet toka se mba dhimjen,
mal e koder krejt po drillen.
Çdo shqiptar si e ka nie lajmin,
me dhimbje të madhe ,
lotët s’mund i ndalin.
Ç’është kjo gjamë në shqiptari?
Ditë për ditë ça’sjem tuj ni,
Zot o zot njerëzit sprovon
Njekso dhimbjesh pse i çonë?
Mos vadhë fundi i njerëzis?!
Me myt Ropi- ropin e shpisë.
Zoti dhashtë forc në njerëzi,
Për kyt nanë e për kta fmi
Ëngjej qofshin lart në qell
Ju pastë shpirti Dritë e diell.
/www.QendraPress.com/