Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Elvira ZENELI

E PËRHUMBUR

———————–

E përhumbur në rrugën e gjatë të kujtimeve

Shfaqet në çdo çast imazhi yt

Marramendje, rrahje zemre dalë jashtë kraharorit

Toka rrotullohet para syve të mi

Veshur me mjegullën e mallit për ty.

Sa fundjava do kaloj me lot në sy,?!

Përgjigjmu, mos hesht!

Në ecejaket e mia

Nuk po mundem më

As dielli nuk po mi than lotët

Ditë pa ditë kaloj

Natë pa hënë shikoj…

Vetëm njē çast eja

Në gjoksin tënd fryma t’më ndalojë

Le të përfundoj në ferrin e Dantes

Të digjem në zjarrin e dhimbjes

E vrarë me mallin e shpirtit

E përvëluar nga simfonia e etjes

Udhëtoj nëpër ëndrra me një gjethe lisi

E zhveshur nga turpi i marrisë

E mbuluar me petalet dhe aromēn e kopshtit të Edenit,

Pastruar nga mëkati i dashurisē!

/www.QendraPress.com/