Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Eralda Cuko

Mbrëmja…

——————————–

Në të errëtin petkun e mbrëmjes,

rri e kundroj unë qetë-qetë…

Nën shoqërinë e zërit t’zemrēs

së brendshmi një monolog më flet…

Nën hijen e plotë të Hēnës,

sodis qiellin përmalluar…

Një mall kala më sundon,

nëpër net më mban zgjuar…

Ja ,tek shfaqesh krejt papritur,

shkëputesh e më vjen fare pranë…

Ti o Yll që zgjon veç ëndrra,

sa një det i paanē!…

Pastaj në kujtime rri e kredhur,

pa asnjë fjalë,zhurmë a shamatë…

Bashkë me to unë përhumbem,

n’atë vetmi që m’shoqëron gjatë…

E kështu shkon errësira,

që sketerron shpirtin orë e çast…

Eshtë dhimbje që fort godet,

flet me ndjenjë e jo me fjalë…

/www.Qendra Press.com/